Sport

Derbi në kohën e koronavirusit! Himni i Romës në ballkon ‘çmend’ tifozin e Lazios: Mbylle atë muzikë! (VD)

16 Mars 2020, 18:14 Nga DOSJA
Derbi në kohën e koronavirusit! Himni i Romës në ballkon

ITALI- Dueli Lazio-Roma, derbi i kryeqytetit të Italisë, është një sfidë që më tepër se trofetë vlen për nderin e tifozerive përkatëse.

Një përballje që shpesh herë e tejkalon kufirin e sportivitetit dhe arrin në ekstreme jo fort të këndshme.

Në një moment kur Italia është mbërthyer nga koronavirus, në Romë derbi vazhdon edhe nëpër ballkone. Një tifoz i Romës ka vendosur të dalë në ballkon e të luajë himnin e skuadrës së zemrës.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak një tifozi të Lazios, që menjëherë ka reaguar duke dalë nga vetja. Me tone të larta ky i fundit i drejtohet ballkonit dhe i kërkon të ndalë himnin, tifozi bardhekaltēr shihet me një shkop në dorë duke i kërkuar, “mbylle atë muzikë”.

Edhe pse në një periudhë kaq të vështirë, tifozët sërish nuk e lënë mënjanë dashurinë për futbollin dhe skuadrën e tyre të preferuar dhe ky episod e tregon qartë.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi lazio-roma itali koronavirusi ne itali derbi lazio-roma itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2020, 16:43

ZYRTARE/ Skënder Gega bëhet me skuadër të re

ARABI SUADITE- Skendër Gega bëhet me skuadër të re. Ish-trajneri I Partizanit ka marrë drejtimin e skuadrës së Al Faisaly SC në Arabinë Saudite. Gega ka mbërrit...