Sport

Coronavirus i merr jetën trajnerit të parë në botën e futbollit

16 Mars 2020, 17:07 Nga DOSJA
Coronavirus i merr jetën trajnerit të parë në botën e

Coronavirus këto ditë po sjell vetëm lajme të këqija kudo nëpër botë. Trajneri i parë i cili ka humbur jetën nga ky virus quhet Francisco Garcia.

Ai ka qenë i sëmurë me leuçemia prej kohësh. Po flasim për një trajner krejt të ti, 21 vjeç, që stërviste fëmijët në Andaluzi. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, në spitalin rajonal të Malagës.

“Ai e kishte tërë jetën përpara, i donte fëmijët sikur të ishin të vetët. Ka qenë në klubin tonë për gati katër vite. Ai me të vërtetë e dashuronte këtë sport”, është shprehur presidenti i klubit.

“Ne duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë dhe njerëzit e ngushtë të trajnerit tonë. Ne nuk e dimë se si do të vazhdojmë pa ty, por me siguri do ta bëjmë për ty. Pushof në paqe, fenomen!”, ka qenë postimi i klubit në nder të tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus lajm trajner coronavirus lajm trajner

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2020, 16:43

ZYRTARE/ Skënder Gega bëhet me skuadër të re

ARABI SUADITE- Skendër Gega bëhet me skuadër të re. Ish-trajneri I Partizanit ka marrë drejtimin e skuadrës së Al Faisaly SC në Arabinë Saudite. Gega ka mbërrit...