Sport

Nuk fitoi dot ndaj sëmundjes, ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

16 Mars 2020, 10:50 Nga DOSJA
Nuk fitoi dot ndaj sëmundjes, ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

Lajm i trishtë për gazetarinë sportive shqiptare dhe jo vetëm. Sot është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari Aleko Gjergo.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk ka arritur dot ta fitojë. Gjergo mbahet mend jo vetëm si gazetar shumë i njohur dhe krijues i sportit, por edhe autor i disa librave dhe përkthimeve.

Në vitet e fundit të karrierës ai ka punuar në Telesport, televizioni i parë sportiv në Shqipëri, ku ka dhënë kontributin e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gazetar gjergo sëmundje gazetar gjergo sëmundje

Sondazh

Poll