Sport

Fabio Cannavaro leksione Italisë nga Kina sesi luftohet koronavirusi: Qëndruam në shtëpi, babai mërzitej kur motra ia lë u

16 Mars 2020, 12:59 Nga DOSJA
Fabio Cannavaro leksione Italisë nga Kina sesi luftohet koronavirusi:

Kina e ka marrë situatën e koronavirusit në kontroll dhe brenda pak ditësh pritet që gjithçka të mbyllet në lidhje me këtë histori. Fabio Cannavaro prej 4 vitesh ndodhet në Kinë në rolin e trajnerit. Italiani tregon mënyrën sesi ia dolën në këtë betejë.

“Duhet të qendronim në shtëpi, policia vinte në çdo kohë për të matur temperaturën dhe për të parë nëse ishim në shtëpi. Përndryshe, menjëherë dënim. Kur të mbaroj përfundimisht e gjitha kjo, do kryejnë edhe analiza të tjera, që të mos infektohemi përsëri. Tani jemi në normalitet, sheh njerëz në tarraca të pallateve, restorante dhe mbi të gjitha pa maska. Para një muajsh nuk shikoje askënd. Këtu ia dolëm sepse ndoqëm udhëzimet e autoriteteve. Qendruam në shtëpi dhe kështu u mposht Koronavirusi. Babai im mërzitet kur motra ia lë ushqimet në derë dhe ikën, por kjo është mënyra më e mirë për t’i treguar dashuri, sepse ky virus është shumë i rrezikshëm për të moshuarit.”tha Cannavaro.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabio cannavaro koronavirusi ne itali fabio cannavaro koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll