Sport

Ishte i pari me Coronavirus, Rugani flet për sajtin e Juventusit: Kam qenë me fat

16 Mars 2020, 16:17 Nga DOSJA
Ishte i pari me Coronavirus, Rugani flet për sajtin e Juventusit: Kam

Daniele Rugani ishte lojtari i parë i diagnostikuar me Coronavirus në Serie A. Kur u publikua lajmi për lojtarin e Juventusit, fillimisht pati paksa panik në mediat sportive, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Dua t’i qetësoj të gjithë, sepse jam mirë. Nuk kam patur asnjë simptomë të rëndë. E quaj veten me fat. Ishte një goditje e fortë, sepse isha i pari në botën e futbollit. Megjithatë, kam qenë mirë dhe shpresoj që rasti im të japë mesazhin e sensibilizimit mbi rëndësinë e problemit”, ka deklaruar Rugani për sajtin zyrtar të Juventusit.

“Gazetarët kanë qenë shumë të interesuar, duke më kërkuar të tregoj përvojën time. Ja pse dua të sqaroj dhe të them që jam mirë. Do ta kaloj edhe këtë”, ka shtuar italiani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus itali rugani coronavirus itali rugani

Sondazh

Poll