Izolohet Spanja, 300 viktima dhe 8000 të infektuar nga koronavirusi
16 Mars 2020, 13:45Nga DOSJA
SPANJË– Rrugë bosh, dyqane të mbyllura, këto janë pamjet e fundit nga Spanja, ashtu sikurse ka izloluar mbi 130 shtete të tjera nëpër botë.
Tashmë me rritjen e numrit të viktimave dhe të të infektuarëve Spanja i është bashkuar numrit të vendeve që janë gjunjëzuar nga ky virus vdekjeprurës kinez.
Ndërsa qytetarët kanë braktisur punët, bizneset dhe rrugët, numri i viktimave në Spanjë sa vjen dhe rritet.
Spanja, ashtu si Italia dhe Franca tani është izoluar për të luftuar virusin që tashmë duket se është jashtë kontrollit, me rreth 8,000 njerëz të infektuar dhe pothuajse 300 të vdekur.
Në qendër të Madridit, policia patrulloi rrugët, me pak makina që kalonin përgjatë arteries së saj kryesore, Castellana. Në Barcelona, lagjja gotike ishte e zbrazët dhe siguria private ndaloi çdo njeri që dontetë hynte në katedrale.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se po vendos masa drastike për të luftuar koronavirusin, duke detyruar njerëzit të qëndrojnë brenda, me përjashtime vetëm për të ashtuquajturat rrethana të jashtëzakonshme.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.
Kosovë- Një donacion me mbi 2 milionë maska ishte nisur nga shteti i Kanadasë drejt dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 2018. Por, rreth 1 mi...
KOSOVË– Mehill Gjergji, 77 vjec nga Stublla e Vitisë, është pacienti zero i infektuar nga koronavirusi në Kosovë. Vëllai i tij, Don Lush Gjergji shpj...
PRISHTINË– Në Kosovë numri i pacinetëve të prekur me koronavirus është rritur nga dita në ditë, ku sëfundmi 3 anëtarë të një familje në Kosovë rezultuan...
TIRANË– Organizatorët e Festivalit Shepparton kanë njoftuar se kanë vendosur të anulojnë pjesën e mbetur të programit të festivalit.Lajmi vjen pasi qeveria...
ITALI– Koronavirusi nuk po kursen askënd, përgjatë këtyre ditëve në mediat e huaja kanë raportuar që politikanë, artistë, këngëtarë madje edhe mjekë kanë rezult...
Kosovë– 15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por k...
ITALI-Një mjeke veterinere italiane Daniela De Rosa, ka prekur me mijëra njerëz që kanë dëgjuar videon e saj që ajo ka regjistruar nga dhoma e spitalit ku ndod...