Bota

Frika nga koronavirusi/ Kryeministri grek Mitsotakis, rezulton negativ në testin për Covid-19

16 Mars 2020, 14:19 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi/ Kryeministri grek Mitsotakis, rezulton negativ në

GREQI– Koronavirusi vdekjeprurës kinez tashmë nuk po kursen as lider të fuqishëm, artistë e personazhe të njohur të ekranit.

Së fundmi mediat greke kanë shkruar për kryeministrin  e vendit Kiriakos Mitsotakis, ku raportohet se pas nënshtrimit të analizave për koronavirusin, ai ka reaguar  negativ.

Ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësja Aristotelia Peloni, ku ndër të tjera ajo ka shtuar se edhe edhe rezultatet e testeve të kryera për anëtarët e familjes së kryeministrit Mitsotakis kishin dalë negative.

Situata në Greqi është përkeqësuar ku deri më tani  janë regjistruar 4 viktima dhe 331 persona të  tjerë janë  konfirmuar të infektuar me Covid-19.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: corona24.news 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kiriakos mitsotakis koronavirusi në greqi kryeministri grek mitsotakis kiriakos mitsotakis koronavirusi në greqi kryeministri grek mitsotakis

Sondazh

Poll