Bota

Infektoi djalin me nuse pasi u kthye nga Italia, flet i biri i 77-vjeçarit: U ndje keq sapo erdhi, tani është më rëndë

16 Mars 2020, 12:58 Nga DOSJA
Infektoi djalin me nuse pasi u kthye nga Italia, flet i biri i

PRISHTINË– Në Kosovë numri i pacinetëve  të prekur me koronavirus është rritur nga dita në ditë, ku sëfundmi 3 anëtarë të një familje  në Kosovë  rezultuan pozitivë në testin kundër koronavirusit.

Personi parë në këtë famije ishte që rezultoi me koronavirus ishte 77-vjeçari i cili ishte kthyer së fundmi nga Italia, e për pasojë ai më pas  ka infektuar edhe djalin dhe nusen e tij.

Atualisht ai ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë,  ndërsa pasi dolën edhe  rezultatet pozitive në të njëjtin spital u shtruan edhe djali me nusen e tij.

Teksa djali i të moshuarit ka dhënë një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij u infektuan nga i ati, duke sqaruar se ai kishte nisur të ndihej keq sapo ishte kthyer nga Italia.

“Babai u ndje keq sapo erdhi nga Italia dhe e dërgova në Klinikën Infektive. Më pas mjekët kërkuan që unë dhe bashkëshortja të kryenim analizat dhe dolëm pozitivë. Ne nuk kemi simptoma dhe jemi mirë, babai është pak më rëndë. Kushtet në klinikë janë normale dhe mjekët po na shërbejnë shumë mirë.”- u shpreh djali i 77-vjeçarit.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove prishtine koronavirusi ne kosove prishtine

Sondazh

Poll