Aktualitet

Spitali i Fierit njoftim me rëndësi për qytetarët: Për të marrë shërbimet tona paraqituni me Karte Identiteti ose Pasapo

16 Mars 2020, 13:58 Nga DOSJA
Spitali i Fierit njoftim me rëndësi për qytetarët: Për

FIER- Spitali i Fierit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me mjekët dhe infermierët kush shkojnë për konsulta mjekësore. Në një reagim në Facebook, spitali shkruan se të gjithë qytetarët kur të shkojnë në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të ketë kartë identiteti me vete ose pasaportë.

?THIRRJE PER TE GJITHE QYTETARET. ?Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Spitali Rajonal Fier u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilet paraqiten në Pranim Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të jenë të pajisur me Karta Identiteti ose Pasaporta. ?Shërbimi ndaj qytetarëve është primar, ndaj dhe bashkëpunimi është i domosdoshëm”, shkruan Spitali i Fierit. Kjo thirrje vjen pas zbulimit të rasteve të mjekëve me COVID-19, pasi pacientët nuk kishin deklaruar se kishin qenë në vendet e prekura nga koronavirusi.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 spitali i fierit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 spitali i fierit

Sondazh

Poll