Aktualitet

15 Mars 2020, 20:31 Nga DOSJA

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në këto ditë që koronavirusi ka zaptuar Shqipërinë. Në një video në Facebook, ministrja e arsimit, Besa Shahini prezantoi Çelajn si shpëtimtarin e mësimit të nxënësve teksa shtoi se ai ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga “Fondi i Ekselencës” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Ju prezantoj Dean Çelaj-n, i cili me bursë të “Fondit të Ekselencës” mbylli studimet në Teknologji Informacioni në University College London me medalje “First Class Honours”. Deani është krijuesi i platformës Akademi.al, ku nxënësit patën mundësi të aksesojnë falas leksione të matematikës dhe shkencave,”– shprehet ministrja Shahini.

Më pas në video shfaqet vetë Çelaj, i cili tregon se platformën Akademi.al e kishte nisur me mjaft dëshirë për të dhënë kontributin e tij në këtë kohë të vështirë që po kalon Shqipëria.

Unë kam vendosur të ofroj falas 900 mësime në platformën akademi.al, në kanalin tonë në Youtube, si dhe në RTSH. Në bashkëpunim me MASR, po punojmë për të shtuar numrin e videove dhe për të mësuar sa më thjeshtë, ju mund të regjistroheni direkt te platforma Akademi.al,”- tha Çelaj ndër të tjera.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini dean celaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 platforma akademia.al viktimat e koronavirusit ne shqiperi besa shahini dean celaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 platforma akademia.al viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll