Bota

Putin nënshkruan vendimin për ndryshimet kushtetuese, drejt rikandidimit për President 2024

15 Mars 2020, 12:37 Nga DOSJA
Putin nënshkruan vendimin për ndryshimet kushtetuese, drejt

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka firmosur ditën e djeshme ndryshime kushtetuese, të cilat e lejojnë atë që të garojë sërish në zgjedhjet e vitit 2024 për të qenë Kreu i Shtetit. Sipas mediave ndëkombëtare bëhet me dije se ndryshimet u bënë pasi në të gjithë parlamentet rajonale votuan në favor të masave të reja.

Putini ndryshimet i kishte njoftuar që në janar dhe tashmë atij i hapet rrugë që të kandidaojë sërish si për president të Rusisë.

Rregullat e mëhershme i pamundësonin atij që të garonte për një mandat të tretë radhazi, por me ndryshimet e fundit të amendamenteve kushtetuese, ai mund të garojë edhe për një mandat më 2024 dhe më pas edhe për mandatin e gjashtë më 2030.

Nga ana tjetër Kremlini ka thënë se Putini ende nuk është deklaruar nëse do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2024.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndryshimet kushtetuese ne rusi vladimir putin ndryshimet kushtetuese ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll