Aktualitet

Ditari i karantinës/ “Kur u afrova qelbej erë duhani, përtokë gjeta një slims”, gazetari prezanton “kalin

15 Mars 2020, 12:10 Nga DOSJA
Ditari i karantinës/ “Kur u afrova qelbej erë duhani,

ITALI– Gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku ka shkuar në Facebook për ditën e tij të tetë të vetë-karantinimit në shtëpi. Kopliku tregon se mbrëmjen e kishin kaluar duke kënduar italisht e shqip, duke filluar nga këngët e Noizy-t, për ta mbyllur me epikën, “Al Kapone” të Elita 5.

Me humor, gazetari ka postuar foton e një kali brenda shtëpisë, duke e konsideruar si një anëtar të familjes, të cilin e kishte gjetur në ‘faj’ dhe e kishte dënuar.

“Sot në mëngjes e gjeta në ballkon. Ça bën aty- i them. Uli kokën. Kur u afrova qelbej erë duhani. Përtokë ishte një slims ende i pa djegur mirë. I fola pak rëndë dhe u mbyll ne dhomë. Gruaja më tha – “lëre se edhe ti ke qenë adoleshent”- por jo. Shpija ka rregulla. Tashti mundohet të më tërheqë vëmendjen por bëj sikur se shoh. Le të rrijë ca orë vetëm,”-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

Dita e tetë! Kohe e vrenjtur por temperatura te larta. Mbreme beme karaoke. Kenduam italisht e shqip. Kenduam edhe ate kengen e Noizy-t qe ngjan me nje hungerime. Ishte shume e thjeshte. Levizje gojen, leshoje tinguj kot se koti dhe ja, kenga e Noizy-t. Pastaj, ashtu siç ben çdo shqiptar i mire ne te gjithe globin, edhe ne e mbyllem festen me Al Kaponen e Elita 5. Hengrem edhe kek me arra. Ai se hengri, me tha po marr dy banane. Po- i thashe. Merri. I mori. Sot ne mengjes e gjeta ne ballkon. Ca ben aty – i them. Uli koken. Kur u afrova qelbej ere duhani. Pertoke ishte nje slims ende i pa djegur mire. I fola pak rende dhe u mbyll ne dhome. Gruaja me tha – “lere se edhe ti ke qene adoleshent”- por jo. Shpija ka rregulla. Edhe pse jemi ne kohe krize duhen zbatuar. Tashti mundohet te me terheqe vemendjen por bej sikur se shoh. Le te rrije ca ore vetem.

Në rang global janë regjistruar mbi 5000 viktima dhe 140,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia gjithashtu ka shënuar viktima, ndërsa në Kosovë janë konfirmuar 3 rastet e para, ndërkohë në Shqipëri janë 42 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne itali tualant kopliku itali koronavirusi ne itali tualant kopliku

Sondazh

Poll