Aktualitet

Vrasja në Krujë/ Xhaxhai ekzekutoi nipin e tij, arrestohet autori ndërsa policët kërkonin armën e krimit, por e kishte fsh

15 Mars 2020, 10:19 Nga DOSJA
Vrasja në Krujë/ Xhaxhai ekzekutoi nipin e tij, arrestohet autori

KRUJË– Policia ka gjetur armën e krimit tip TT me të cilën Juljan Halili, është qëlluar për vdekje me pistoletë nga xhaxhai i tij Shkëlqim Halili, 57 vjeç. Ndërkohë që në banesë 57-vjeçari ka pasur edhe një pushkë.

Xhaxhai vrasës u arrestuar një orë pas ngjarjes, ndërsa efektivët e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme për të gjetur armën e krimit. Por atë kanë mundur ta gjejnë vetëm duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese në oborrin e banesës së tij.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Krujë

Policia gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT.

Gjendet dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.

Gjetja, pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.

Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve mësohet se sherri në një familje, i nisur 2 javë më parë ka përfunduar me një viktimë. Dosja.al mëson se viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Juljan Halili, rreth 41 vjeç dhe dyshohet se është qëlluar për vdekje me pistoletë nga xhaxhai i tij Shkëlqim Halili, 57-vjeç.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet julian halili shkelqim halili vrasja ne kruje julian halili shkelqim halili vrasja ne kruje

Sondazh

Poll