Art&Argëtim

Marrëdhëniet e ftohta me Vin Velin, Bora Zemani e tunduar për të postuar momente të bukura me Donald Veshajn: Njerëzit le

15 Mars 2020, 11:33 Nga DOSJA
Marrëdhëniet e ftohta me Vin Velin, Bora Zemani e tunduar për

TIRANË– Prej kohësh përflitet të jetë në një lidhje me Donald Veshajn, por Bora Zemani edhe në intervistën e radhës në “Pop Cultur” preferoi të mbante jetën e sj private larg syrit të publikut.

Në një bisedë me moderatoren Dojna Mema, Bora Zemani foli dhe për raportin aktual me Vin Velin, pasi prej kohësh janë të ndarë, dhe janë prindër të një djali. Bora tregoi se me Vinin nuk mbajnë një raport miqësor ose të ngushtë, por mundohen të jenë sa më afër djalit të tyre, Arbor, për t’i falur sa më shumë dashuri.

Ndër të tjera ajo foli pak dhe për jetën e saj private, duke treguar se hërë pas here tundohet të postojë foto në rrjete sociale me të dashurin aktual (i cili përflitet si Donald Veshaj), por preferon të jetë e rezervuar në planin personal.

“Ka momente që do të ndash gjëra të tilla. Të gjithë kemi ca foto të bukura në arkivat tona, që themi po sikur ta publikoj këtë, por pastaj themi jo, ca gjëra duhet të mbahen vetëm për vete,”- është shprehur Bora Zemani.

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë ng Dojna Mema për lidhjen me Donald Veshajn, Bora ka theksuar se do vazhdojë ta mbajë të fshehtë edhe për ca, lidhjen.

“Njerëzit le të flasin dhe unë do të vazhdoj të bëj jetën time siç e dua unë”,- ka shtuar më tej Bora Zemani.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bora dhe donaldi bora zemani donald veshaj moderatorja vin veli bora dhe donaldi bora zemani donald veshaj moderatorja vin veli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Mars 2020, 09:50

TIRANË– Balerina shqiptare Adel Lami prej kohësh e ka zhvendosur karrieriën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ftuar në emisionin “Pop Cultu...