Art&Argëtim

Teshtiu në mes të skenës, Julian Deda nxjerr armën dhe ‘qëllon’ kolegun, e lë të shtrirë në tokë

14 Mars 2020, 21:03 Nga DOSJA
Teshtiu në mes të skenës, Julian Deda nxjerr armën dhe

TIRANË– Aktori Julian Deda ka treguar masat që duhen marrë në rast se dikush teshtin përpara jush në këtë kohë koronavirusi. I pranishëm në “Klanifornia”, ku po jepet puntata e radhës, Juli doli në skeën dhe po bënte skeçin e tij të radhës.

Mirëpo në një moment kolegu i tij teshtiu. Julian Deda, u tha të gjithë të ndalonin, dhe tha se ishte koha për të marrë masat. “Duhen marrë masa,”– tha Juli dhe nxorri pistoletën  e i qëlloi kolegut.

Sigurisht që e gjitha ishte pjesë e skeçit, ndaj mos e provonin në jetën e përditshme.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz juli qellon kolegun julian deda koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi juli qellon kolegun julian deda koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll