Art&Argëtim

“Ertugruli” i kohërave moderne zbarkon në Shqipëri, qytetarët rrëmbejnë kuajt në mungesë të mjeteve, muzika e seria

15 Mars 2020, 11:10 Nga DOSJA
“Ertugruli” i kohërave moderne zbarkon në Shqipëri,

KUKËS– Në mungesë të automjeteve, shqiptarët janë kthyer pas në kohë dhe kanë nxjerrë kuajt nga ferma. Kjo gjë është treguar edhe në dy video të publikuara nga faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Njëra është filmuar në Kukës, ku shihet se si qytetari shëtit lirshëm mbi kalë, duke iu përmbajtur kështu edhe urdhëravë të lëshuara nga qeveria.  Ndërsa videoja tjetër, e publikuar nga faqja “JOQ” në Instagram, tregon një qytetar nga Shkodra. Me muzikën e serialit të famshëm “Ertugrul” në sfond”, shkodrani vjen si një pushtues i kohërave moderne rreth qytetit.

Situata e vështirë dhe masat e shtrënguara i ka bërë shqiptarët që të kthehen shumë vite pas, por këtë gjë sicc duket e kanë shijuar.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Mars 2020, 09:50

TIRANË– Balerina shqiptare Adel Lami prej kohësh e ka zhvendosur karrieriën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ftuar në emisionin “Pop Cultu...