Art&Argëtim

“Loriku fle gjithë ditën”, bashkëshortja publikon foton pa filtra, ish-kapitenin e Kombëtares e zë gjumi në tapet

14 Mars 2020, 16:37 Nga DOSJA
“Loriku fle gjithë ditën”, bashkëshortja publikon

ITALI– Lorik Cana bashkë me familjen e tij janë vetëizoluar në karantinë, pasi virusi vdekjeprurës COVID-19 është përhapur me shpejtësi në shtetin fqinj. E gjendur në shtëpi dhe me më shumë kohë në dispozicion, bashkëshortja e Lorikut, Monica ka vendosur të realizojë një bisedë pyetje-përgjigje me ndjekësit.

Ndër të tjera, fansat e kanë pyetur bashkëshorten e kapitenit legjendar, se si e kalon Loriku kohën në karantinë.

“Lorik apo Bojke, cili është fëmijë më i rrëmujshëm këto ditë nëpër shtëpi?”-është pyetja e ndjekëses për Monicën, e cila i është përgjigjur me një foto epike, në të cilën ish-kapitenin e kombëtares e ka zënë gjumi, gjysmë i ulur në tapetin e hollit të tij: “Loriku fle gjithë ditën”.

Pra, Monica na e bëri të qartë se me çfarë merret Lorik Cana gjatë qëndrimit i izoluar në shtëpi, dhe gjumi qenka alternativa e preferuar.

 

R.L-Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ish-kapiteni i kombëtares së shqipërisë lorik cana monica ish-kapiteni i kombëtares së shqipërisë lorik cana monica

Sondazh

Poll