Art&Argëtim

15 Mars 2020, 09:50 Nga DOSJA

TIRANË– Balerina shqiptare Adel Lami prej kohësh e ka zhvendosur karrieriën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ftuar në emisionin “Pop Culture” Adel ka rrëfyer për jetën e saj në SHBA, vështirësitë e fillimit, pas mentalitetit që kanë të huajt për shqiptarët, por edhe ndodhitë e veçanta.

Ajo rrëfeu në një moment gjatë intervistës, në të cilin ishte befasuar, kur një aktor i famshëm amerikan, Cris North, i njohur për rolin e tij në filmin “Sex and the City” i kishte shprehur dëshirën për t’u martuar me një grua shqiptare.

“Kam shkuar në moshën 19- vjeçare. Për shqiptaret kanë një ide komplet ndryshe, shqiptarët, mafia, por vitet e fundit kanë ndryshuar gjithçka. Unë kam bërë ditëlindjen dhe ka qenë Mrs Big. Mrs Big ishte atje, vjen më uron dhe më pyet se nga jam. Dhe më thotë, sikur të isha 20 vite më i ri do të isha martuar me ty. Nuk e kishte për Adelën, por ideja që isha nga Shqipëria. Ai më tha: Miku im i ngushtë ka grua shqiptare dhe unë nuk kam parë grua më të mirë,”- është shprehur balerina Adel Lami në intervistën për Pop Culture.

Ndër të tjera balerina ka treguar se gjendet shumë mirë në SHBA, dhe mjaft e mirëpaguar. Ajo preferoi të mos tregonte një shifër, duke theksuar se ka një diferencë të madhe me pagesat në Shqipëri.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adel lami aktori amerikan balerina shqiptare cris north mrs big propozim per martese sex and the city adel lami aktori amerikan balerina shqiptare cris north mrs big propozim per martese sex and the city

Sondazh

Poll