Sport

Merkatoja kuqezi, Milani kërkon mbrojtësin që po bën namin në Skoci

14 Mars 2020, 16:36 Nga DOSJA
Merkatoja kuqezi, Milani kërkon mbrojtësin që po bën namin

Milani ka bërë piketat për merkaton e verës. Synimi i parë për mbrojtjen është lojtari i Celtic-ut, Kristoffer Ajer. Shtatlarti ka konfirmuar se do të largohet nga Glasgow në verë dhe nuk do të rinovojë më me skuadrën skoceze.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe agjenti i tij , Tore Pedersen, në një prononcim për NTB. “Ai nuk do të rinovojë kontratën me Celticun. Ajer do të largohet në verë nga skuadra skoceze. Ka disa klube që e ndjekin atë, pavarësisht se nuk dua të përmend emra”.

“Djalli” e kërkon me ngulm qendërmbrojtësin, pasi sheh tek ai një futbollist me potencial. 21-vjeçari ka luajtur shkëlqyeshëm në Skoci dhe është gati për një aventurë në një ligë më të fortë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajer merkato milani pedersen ajer merkato milani pedersen

Sondazh

Poll