Sport

Ronaldinho në paraburgim, ‘lumë’ kërkesash për të luajtur me të shokët e qelisë, rregulli që nuk duhet të

13 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
Ronaldinho në paraburgim, ‘lumë’ kërkesash për

Ronaldinho, i cili është në paraburgim në Agrupación Especializada (një ndërtesë qeveritare që funksionon si burg) për hyrje të paligjshme në Paraguai me një pasaportë false, është lojtari më i kërkuar për  ligën futbollit të sallave “Cuadrilátero”.

Të burgosurit dhe oficerët e policisë mbi 35 vjeç marrin pjesë në kampionat dhe sipas “ABC TV Paraguay” disa të burgosur tashmë kanë kërkuar që Ronaldinho të jetë pjesë e ekipeve të tyre.

“Ekipet që bëjnë përpjekje për ta siguruar shërbimet e Ronaldinhos janë: Villa Real, Pira Guasu, Halcones, Chacarita, Sport Espada, Sport Pitufo dhe Negro Cumbiero”.

Gazetari Iván Leguizamón raportoi se “nëse Ronaldinho pranon të luajë në turneun e të burgosurve, ai nuk mund të shënojë një gol. Atij do t’i duhet të japë vetëm asiste. Ky është kushti i imponuar nga shokët e tij të burgut.”

Si gjithmonë, Dinho e pranoi rregullin “e rreptë” me një “buzëqeshje”.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ronaldinho ronaldinho ne burg ronaldinho ronaldinho ne burg

Sondazh

Poll