Aktualitet

Dyshon se është me koronavirus, një person në Tiranë niset me mjet privat drejt spitalit Infektiv

13 Mars 2020, 13:52 Nga DOSJA
Dyshon se është me koronavirus, një person në Tiranë

Tiranë-Një një person në Tiranë ka udhëtuar me makinë personale drejt spitalit të Infektivit, pasi dyshon se është me koronavirus. Fax News raporton se personi nuk kishte marrë përgjigje nga 127 dhe kishte udhëtuar me mjet privat drejt spitalit. Bashkë me të kanë qenë edhe familjarët e tij, të cilët kërkojnë ndihmë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll