Sport

Premier League merr lajmin e keq, trajneri i klubit të madh anglez ka Coronavirus!

12 Mars 2020, 22:35 Nga DOSJA
Premier League merr lajmin e keq, trajneri i klubit të madh anglez ka

Anglezët sot vendosën që kampionati i futbollit të vazhdonte normalisht në fundjavë, por tashmë duket se ata do të ndryshojnë mendje.

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Mikel Arteta është i infektuar me Coronavirus. Ky është mesazhi përfundimtar për drejtuesit e FA-së, që Premier League duhet të pezullohet. Të paktën, nuk duhet të luhen ndeshje me tifozë.

Kështu ndodhi në NBA, përtej Atlantikut. Sapo një basketbollist u njoftua se është me Coronavirus, u anuluan të gjitha ndeshjet, edhe pse tifozët ishin bërë gati për spektakël.

Anglezët pritet të reagojnë shpejt me një vendim. Në ishull nuk janë mbyllur as shkollat.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal arteta coronavirus arsenal arteta coronavirus

Sondazh

Poll