Sport

Koronavirusi/ Tare mesazh për shqiptarët: Kjo luftë fitohet me mbrojtje

12 Mars 2020, 21:36 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Tare mesazh për shqiptarët: Kjo luftë fitohet me

ITALI- Drejtori i klubit të Lacios, Igli Tare dha mesazhin për shqiptarët që të tregojnë kujdes për veten dhe të afërmit e tyre nga përhapja e koronavirusit.

Në një video-mesazh të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, zyrtari i klubit italian përsëriti mesazhet për të zbatuar rregullat higjenike dhe shmangien e lajmeve të rreme.

Mesazhi i Igli Tares për shqiptarët:

Përshëndetje nga Roma! E para ndihuni mirë! Në Shqipëri po bëhen ato që në Itali u bënë me shumë vonesë. Ne jemi mbyllur në shtëpi dhe ju lutem bëjeni dhe ju. Ju lutem, mos dilni për qejf rrugëve dhe zbatoni rregullat sepse kjo është një luftë që fitohet me mbrojtje! Kijeni parasysh, duke u ruajtur mbrojmë veten tonë dhe njerëzit e familjes, sidomos njerëzit që kanë probleme shëndetësore dhe pleqtë.

Mos kini frikë, ruajuni nga lajmet e rreme! Lani duart, hapni dritaret, mësuani dhe fëmijëve tuaj dhe kini besim se çdo gjë do të kalojë me sukses! Ju përqafoj dhe mos harroni, mbani 1 metër distancë!

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 igli tare koronavirusi vetkarantinohet tare covid-19 igli tare koronavirusi vetkarantinohet tare

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2020, 16:31

TIRANË- Ish-futbollisti i Dinamos, Namik Jareci, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë edhe gjyqtar futbolli, pasuar nga i biri ...