Bota

Videoja e masakrës në Zelandën e Re, qeveria kërkon llogari nga rrjetet sociale: Asnjë video ekstremiste

19 Mars 2019, 15:51 Nga DOSJA
Videoja e masakrës në Zelandën e Re, qeveria kërkon llogari

ZELANDË E RE- Videoja e masakrës së ndodhur në Christchurch ku mbetën të vrarë 50 persona është parë më pak se 200 herë në Facebook por kaq ka mjaftuar që të bëjë xhiron e internetit. Qeveria e Zelandës së Re dhe drejtuesit e bizneseve i kanë bërë thirrje Facebook, Google dhe Tëitter që të heqë dhe ndalojë rreptësisht platformat me përmbajtje ekstremiste.

Vodafone (VOD) dhe dy operatorë të tjerë të telekomunikacioneve, të cilët ofrojnë internet për shumicën e banorëve në Zelandën e Re, u shprehën ditën e martë se duan të kenë një takim urgjent me Presidentin e Facebook, Mark Zuckerberg, të Tëitter-it Jack Dorsey dhe të Google-it Sundar Pichai, për mënyrën se si të mbajnë larg materialet me përmbajtje ekstremiste.

Drejtuesit e kompanive të telekomunikacionit u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve që të kërkojnë që kompanitë e teknologjisë të ndalojnë materialet e dhunshme ose në të kundërt t’i gjobisin, shkruan CNN.

“Ne e dimë që kompanitë e rrjeteve sociale i fshinë pamjet e masakrës së ndodhur në Christchurch, por mund të mos ishin transmetuar fare,”- u shprehën ata.

Gjermania paraqiti një ligj në vitin 2018, i cili u jep autoriteteve fuqinë për të mbyllur dhe gjobitur platformat e rrejteve sociale nëse nuk arrijnë të heqin gjuhën e urrejtjes.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha të martën se qeveria e saj do të hetojë rolin që media sociale ka luajtur në sulmin vdekjeprurës.

Kryeministri Australian Scott Morrison të martën kritikoi rolin e teknologjisë në masakrën e Zelandës së Re dhe në masakra të tjera terroriste. Ai i paraqiti shqetësimet e tij në një letër të hapur për kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili këtë vit mban presidencën e G20, një organizatë që bashkon ekonomitë më të mëdha në botë.

“Është e papranueshme që ta trajtojmë internetin si një hapësirë ​​të pa qeverisur,”- tha ndër të tjera Morrison në letrën e tij.

Një masakër me 49 viktima ndodhi më datë 15 mars në Zelandën e Re. Një 28-vjeçar nga Australia hyri i armatosur në dy xhami në zonën “Christchurch” dhe qëlloi mbi besimtarët të cilët po kryenin ritualet fetare.

Numri i të vdekurve në xhirimin masiv në dy Zelanda e Re u rrit nga 49 në 50, pasi një viktimë u gjet pas dy ditësh brenda një prej xhami. 12 persona mes tyre edhe fëmijë janë ende në gjendje kritike pasi mbetën të plagosur.

Brenton Tarrant, autori i sulmit ka transmetuar të gjithë masakrën live në mediat sociale. Ai ka qenë live në Facebook me një kamer në trup që nga momenti kur është në makinë duke shkuar për tek xhamitë, e deri tek momenti kur përfundon të gjithë masakrën.

Ai tashmë është i arrestuar bashkë me tre persona të tjerë të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 50 te vrare facebook masakra me 50 viktima masakra ne zelanden e re rrjetet sociale twitter zelanda e re 50 te vrare facebook masakra me 50 viktima masakra ne zelanden e re rrjetet sociale twitter zelanda e re

Sondazh

Poll