Aktualitet

SHËNIM: Mes të dyshuarve me COVID-19 edhe burri i deputetes socialiste, misteri i mjekëve të “painfektuar” në spitalin

12 Mars 2020, 15:17 Nga DOSJA
SHËNIM: Mes të dyshuarve me COVID-19 edhe burri i deputetes

DURRES- Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se nuk ka asnjë të prekur nga stafi mjekësor që i shërbeu 73- vjeçares që humbi jetën. Madje sot në një media u dha edhe arsyeja; gruaja kishte qenë me maskë. Në fakt nuk kanë qenë vetëm mjekët dhe infermierët të ekspozuar ndaj virusit prej pacientes 0.

Burime nga spitali thonë për Dosja.al se të ekspozuar kanë qenë edhe personeli që shërbente ushqimin edhe sanitarët. Këta deklarohen negativë nga ministria sot, por u është thënë të mos dalin në punë.

Nuk dihet kur iu është dhënë urdhëri që të rrinë të izoluar në shtëpi, por vetëm dje ata kërkuan të merrnin përgjigjet të personalizuara nga ISHP. Burime të Dosja.al thonë se një nga të karantinuarit është bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Ai ka qenë në kontakt me të sëmurën ashtu si mjekët e tjerë, në fazën kur ende nuk ishte përcaktuar diagnoza.

Nuk mund të thuhet për asnjërin nga ata që janë pozitivë, por e sigurtë është që ai staf është i karantinuar plotësisht, në pritje të një përgjigjeje nga ISHP. Pas asaj, do të bëjnë analizën e dytë, për t’u siguruar. Ndërkohë që kontaktet e stafit të spitalit përfshijnë deputeten e PS, e cila nga 2 marsi ka takuar edhe kolegë nëpër komisione.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mjeket e durresit viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mjeket e durresit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll