Aktualitet

Rama konferencë për masat kundër covid-19: Nga nesër s’ka as taksi, mbyllen call-centerat, fasoneritë dhe qendrat tregët

12 Mars 2020, 14:39 Nga DOSJA
Rama konferencë për masat kundër covid-19: Nga nesër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sqaroi masat e rrepta të vendosura sot nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Rama tha se përveç automjeteve private, autobusëve dhe urbaneve, ndalohet nga lëvizja edhe taksitë e çdo lloji dhe përmase. Kryeministri garantoi se edhe sektori i fasonerive dhe call-centerave do të mbyllen gjatë kësaj periudhe, teksa shtoi, se edhe kur puna të rinisë, do të kontrollohen për të ruajtur siç duhet distancat e sigurisë.

Duke dalë sërish në një konferencë për shtyp në Facebook-un e tij ka përsëritur edhe njëherë 7 rregullat e qarkullimit, duke thënë edhe ato shërbime që mund të lëvizin lehëtsisht. Në to bëjnë pjesë shërbimet e internetit, ato të zjarrfikëses, rojet privatë etj.

Gjithashtu Rama tha se “Air Albania” do të konpenojëtë gjitha biletat e humbura për shkak të ndalimit të fluturimeve me Italinë, duke ftuar edhe kompanitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Amerikën. Numri një i maxhorancës u shpreh se qendrat tregtare do të mbyllen nëse nuk kanë lidhje me ushqimet dhe prodhime farmaceutike.

Në konferencën e tij, kreu i qeverisë foli edhe për mundësinë që ai të bëjë një test për koronavirusin. Rama u shpreh se deri më tani nuk kishte shfaqur shenja dhe për këtë arsye nuk do të bënte një të tillë.

Më herët, kryeministri Edi Rama, sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore.

I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2020, 13:21

TIRANË- Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreti Cukali i është përgjigjur zëvendës Kryeministrit, Erion Braçe, i cili e akuzoi për shpifje. Në...