Aktualitet

Ardi Veliu vë maskën…por bën gabimin e zakonshëm. Lë jashtë hundën dhe u flet gazetarëve

12 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
Ardi Veliu vë maskën…por bën gabimin e zakonshëm.

TIRANË– Masa të rrepta në Tiranë e Durrës për të parandaluar koronavirusin. Paraditen e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë në kryeqytet për të sqaruar qytetarët se që nga nesër në orën 06:00 do të lejohen të qarkullojnë vetëm një kategori e caktuar mjetesh.

Por edhe pse kishte maskë e doreza, sërish kryepolici nuk ishte mbrojtur siç duhet. Maskën e kishte vendosur gabim pasi ka lënë hundën jashtë saj, duke bërë që maska të ketë efektivitet thuajse 0.

Ndoshta ka qënë vetëm për një moment për të folur me mediat por gjithësesi, Veliu ka qënë në rrezik. Ndoshta herën tjetër do të tregohet më i kujdesshëm për të mbrojtur veten.

Pak më herët kryeministri Edi Rama publikoi rregulla të reja për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Në rregullat e reja thuhet se që nga nesër në orën 06:00 do të mbyllet qarkullimi me makina private, dhe transporti publik, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 23 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 16 pacientë, ndërkohë që harta e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu me maske ardi veliu ardi veliu me maske

Sondazh

Poll