Aktualitet

“Alo Edi jam!”/ Kryeministri nuk u ndahet shqiptarëve nga telefoni, mund të merrni mamin por del Rama: Mos ki frikë, po b

12 Mars 2020, 14:29 Nga DOSJA
“Alo Edi jam!”/ Kryeministri nuk u ndahet shqiptarëve nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po gjen çdo mënyrë për të shpërndarë këshillat e tij tek qytetarët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Nëse provoni të merrni dikë në telefon, fillimisht do t’u dalë një mesazh zanor nga kreu i qeverisë, i cili përsërit edhe njëherë të gjitha rregullat që duhen ndjekur sipas OBSH-së. 

Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!,“-shprehet kryeministrit. Ndërkohë që i njëjti mesazh i ka ardhur në celular qytetarëve edhe me anë të mesazheve.

Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama ne telefon edi rama edi rama ne telefon

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2020, 13:21

TIRANË- Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreti Cukali i është përgjigjur zëvendës Kryeministrit, Erion Braçe, i cili e akuzoi për shpifje. Në...