Aktualitet

Pas Tiranës e Durrësit, pezullohet transporti publik në Gjirokastër

12 Mars 2020, 14:30 Nga DOSJA
Pas Tiranës e Durrësit, pezullohet transporti publik në

GJIROKASTËR- Pas Tiranës e Durrësit, edhebBashkia Gjirokastër ka pezulluar pa afat transportin publik qytetas dhe ndërqytetas në të gjithë territorin e saj. Urdhri është firmosur nga kryebashkiaku Flamur Golemi.

Pezullimi i transportit me urban do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar, në mënyrë që të kufizojë lëvizjen e njerëzve. Transporti urban është pezulluar edhe në Vlorë nga orët e mesditës së sotme dhe nuk do të lejohen të lëvizin deri në një urdhër të dytë.

Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllet transporti ne gjirokaster koronavirusi ne shqiperi mbyllet transporti ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2020, 13:21

TIRANË- Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreti Cukali i është përgjigjur zëvendës Kryeministrit, Erion Braçe, i cili e akuzoi për shpifje. Në...