Aktualitet

Gjirokastër/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Dritan Banushi

12 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Kryetarit të

TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.

Brenda afatit ligjor, KP ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke vlerësuar se Dritan Banushi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

“Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 229, datë 28.1.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi”, thuhet në njoftim e Komisionerit Publik.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan banushi komisioneri publik dritan banushi komisioneri publik

Sondazh

Poll