Ekonomi

Mjeku Tritan Kalo tregon gjendjen shëndetësore të dy pacientëve me koronavirus: Djali është shumë mirë, babai ka pak pro

9 Mars 2020, 11:59 Nga DOSJA
Mjeku Tritan Kalo tregon gjendjen shëndetësore të dy

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të dy personave që rezultuan pozitivë me koronavirus. Në një konferencë për mediat, Kalo tha se djali ka nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri dhe ka temperaturën në nivel mesatar 37.2. Po ashtu mjeku u shpreh se babai tij paraqitet me një nivel më të ulët të oksigjenimit kjo për shkak se rezulton të jetë duhan pirës.

Janë në gjendje shumë të mirë, unë vetë personalisht i kam vizituar vetë sot në mëngjes. Djali, ka nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri, me temperaturë maksimale 37.2, ka elementë pulmonar të përputhshëm me infeksionin e kësaj natyre.

 Ndërsa personi i kontaktit të ngushtë, që është infektuar kishte një oksigjenim pak më të ulët në përputhje me duhanpirjen kronike, por pa temperaturë me elementë shumë të vakët pulmonarë, janë në gjendje shumë të mirë dhe ka nisur mjekimi sapo janë hospitalizuar”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi tirtan kalo koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi tirtan kalo

Sondazh

Poll