Aktualitet

Masat ndaj koronavirusit/ Dezinfektohet pika kufitare e Morinës

11 Mars 2020, 21:59 Nga DOSJA
Masat ndaj koronavirusit/ Dezinfektohet pika kufitare e Morinës

KUKËS– Mbrëmjen e sotme ka filluar dizefektimi i të gjitha ambienteve të Doganës dhe gabinave të punonjësve të Policisë. Po ashtu gjatë ditës së sotme ka rënë ndjeshëm numri i të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezinfektohet pika e morines koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi dezinfektohet pika e morines koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll