Aktualitet

“Vazhduam një jetë normale, s’e morëm seriozisht”/ Balerini Kledi Kadiu tregon pse Covid-19 u përhap me shpejtësi në

11 Mars 2020, 21:18 Nga DOSJA
“Vazhduam një jetë normale, s’e morëm

ITALI- Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu në një lidhje skype nga Italia për RTV Ora tha mbrëmjen e sotme se në Itali virusi Covid 19 u përhap me shpejtësi, pasi fillimisht nuk u mor seriozisht nga njerëzit atje.

Kadiu u shpreh se në Itali ende nuk janë mbyllur restorantet dhe lokalet siç mori vendim qeveria shqiptare dje. Ai shtoi se në Itali i kanë mbyllur vetë, pasi nuk ka klientë.

“Mos të tregohemi sipërfaqësore, por të respektojmë rregullat që na japin. Arsyeja që pse në Itali u përhap shpejt ky virus ishte sepse të gjithë ne vazhduam të jetonim një jetë normale. Nuk e kuptuam. Deri tani ky ligj siç e bëtë në Tiranë që sot u mbyllën restorantet dhe kafentë akoma nuk është. Këtu deri në orën 6 njerëzit mund të shkojnë, por nuk ka njeri. Po i mbyllin vetë sepse nuk ka klientelë”,  u shpreh Kledi Kadiu.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kledi kadiu koronavirusi ne itali kledi kadiu koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll