Aktualitet

“3456 telefonata për koronavirusin”, Brataj tregon sa janë alarmuar shqiptarët dhe masat në ambulanca

11 Mars 2020, 21:45 Nga DOSJA
“3456 telefonata për koronavirusin”, Brataj tregon sa janë

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në lidhje me viktimën e parë të shënuar nga koronavirusi në Shqipëri. Brataj tha se 73-vjeçarja vuante nga disa sëmundje, ndërsa koronavirusi i dha “goditjen e fundit”.

Po ashtu,  Drejtori i Urgjencës Kombëtare tha se deri në orën 21:00 janë regjistruar 3456 telefonata për koronavirusin. Mjeku u bëri apel qytetarëve që të mos bllokojnë linjën e 127 dhe të mos zgjasin telefonatat. Brataj tha se në Tiranë ndodhen 9 ambulanca për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë 127.

Pse sot pacientja 73 vjeçare është marrë me ambulancë dhe është kthyer përsëri mbrapsh?

Brataj: Nuk është marr me ambulancë, nuk është nisur fare nga spitali, shkoi ambulanca tek urgjenca e Durrësit. Ndërkohë, pacientja po përgatitej për tu transferuar u zbrit nga kati i katërt deri tek urgjenca. Hipi në ambulancë dhe në momentin kur hipi në ambulancë, personali mjekësor panë përkeqësimin e pacientes dhe vendosën të mos e transferonte dhe e kthyen përsëri në repart. Nuk u nis fare nga Durrësi. Shkaku ishte një paciente pluripatologjike, ishte paraqitur dhe për sëmundje pulmonora, kishte dhe një seri patologjisë të tjera bashkëshoqëruese dhe koronavirusi i dha goditjen e fundit. Sot deri në orën 21 janë 3456 nga të cilat 1732 janë vetëm për koronavirus. Qytetarët jo për çdo gjë të marrin 127 dhe e gjasin 5 deri në 10 minuta një telefonatë duke mos e mbyllur atë. Qytetari që e gjen e linjën e zënë është i lutur të mos e mbylli e të rimarri. Sistemi ka teknikën e vet që pret në linjë e të vinë radha pas disa sekondash. Më parë merrnim 1100. Si numër hyrjesh sot 10000, ndërsa telefonata utilitare 3456 që do të kapi 4000-4500 deri në orën 24.

Sa ambulanca keni?

Janë 9 ambulanca. Ne marrim telefonata për gjitha Shqipërinë dhe në të gjithë Shqipërinë janë 127 ambulanca.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll