Aktualitet

Koronavirusi vë në lëvizje Policinë e Shtetit, kontrolle masive me maska e doreza në mjetet me targa të huaja në Lezhë,

11 Mars 2020, 17:48 Nga DOSJA
Koronavirusi vë në lëvizje Policinë e Shtetit, kontrolle

SHKODËR– Policia e Shtetit është vënë në lëvizje pas gjendjes së rënduar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al mëson se Policia e Shkodrës, e Lezhës dhe e Vlorës kanë nisur kontrolle masive në mjetet me targa të huaja. Mësohet se efektivët janë të gjithë të pajisur me maska e doreza. Në fokus të kontrolleve janë personat e ardhur nga jashtë, të cilët janë më të predispozuar për të qenë të infektuar me koronavirus.

Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku është shprehur se postblloqet do të shtrihen edhe në shumë rrethe eqytete të tjera brenda Shqipërisë, deri në një njoftim të dytë.

Për të sensibilizuar qytetarët dhe për ti detyruara apo shoqëruar ata për t’u vetëkarantinuar. Udhëtarëve i merren të dhënat dhe ata që kanë udhëtuar dy javët e fundit, duhet  të zbatojnë urdhrin të vetëkartantinohen, në të kundërt do të merren masa. Këto postblloqe do të vijojnë sa kohë të jetë e nevojshme nuk ka një datë të saktë. Shtrihen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të mirë koordinuar me të gjitha strukturat që janë në këmbë për t’i ardhur në ndihmë vendit në këtë situatë të vështirë”, tha përpara kamerave. 

Ndërkohë, bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll