Aktualitet

Shpëtoi një vajzë nga përdhunimi/ Shqiptari vlerësohet si hero në Austri

11 Mars 2020, 21:38 Nga DOSJA
Shpëtoi një vajzë nga përdhunimi/ Shqiptari vlerësohet

AUSTRI- Një shqiptar, është vlerësuar si hero në Austri pasi falë tij një vajzë i ka shpëtuar përdhunimit, nga një autor serial.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Leotrim Zhegrova, cili në vitin 2018 po lëvizte me makinë para një diskoje, ku ka vënë re se një afrikan  po ecte pas një vajze.

Shqiptari ka nisur dyshimet dhe më pas vuri re që të dy u zhdukën. Ky fundit më pas ka dëgjuar thirrjet e vajzës dhe ka shkuar në makinë dhe i ka rënë borisë në mënyrë që vajza të afrohej drej tij. Ndërkohë autori më pas është larguar.

Megjithatë shqiptari e kishte fiksuar mjaftueshëm sa për ta identifikuar. Shqiptari e mori vajzën në makinë dhe më pas ka thirrur policinë. Edhe pse ata e kontrolluan të gjithë vendin me helikopter, nuk e kapën dot përdhunuesin serial, por falë të dhënave të djalit ata kanë arritur ta arrestojnë atë.

Pikërisht bëhej fjalë 29-vjeçarin John B. nga Kamoret, i cili u arrestua nga policia vendase.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leotrim zhegrova leotrim zhegrova

Sondazh

Poll