Aktualitet

Aksion masiv pas Covid-19 në vend, Veliu urdhër të prerë uniformave ushtarake: Të ndalohet çdo makinë! FNSH-ja në gatish

11 Mars 2020, 21:26 Nga DOSJA
Aksion masiv pas Covid-19 në vend, Veliu urdhër të prerë

TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave të ndërmarra për shkak të situatës së koronavirusit. Në videon e publikuar nga vetë Policia shihet se si uniformat ushtarake japin llogari përballë kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në lidhje me kontrollet që kanë zhvilluar.

Ky i fundit, dëgjohet teksa jep udhëzime për kontrollet e çdo automjeti që kalon dhe pa përzgjedhje.

Makinat duhet të kontrollohen të gjitha, pa përzgjedhje dhe pa përjashtim. Duhet të kontrrolojmë çdo makinë, sidomos ata që 15 ditëshin e fundit kanë ardhur nga jashtë sidomos nga Italia. Këtyre shtetasve duhet t’u bëjmë të qartë se duhet të vetëkarantinohen dhe të telefonojnë 127 për çdo problem. Kjo punë do vazhdojë sot deri në 12 dhe nesër do të rinisë sërish në 5:30 të mëngjesit. Grupet e FNSH për rastet e rezistencës,”– dëgjohet të thotë Veliu.

Ndërkohë Dosja.al ka siguruar pamje edhe nga kontrollet që po zhvillohen në qytetin e Gjirokastrës. Të veshur me maska dhe me mjetet mbrojtesë, policia ka dhënë udhëzime për kontrollet e qytetarëve, që të bëhen me edukatë dhe pa panik. Gjithçka do të jetë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit. Ndërkohë që FNSH-të janë të pranishëm për çdo rast rezistence.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll