Aktualitet

Kontroll masiv në Kukës! Policia futet në çdo biznes pas masave ndaj Covid-19, dyshime dhe për lojëra fati

11 Mars 2020, 21:10 Nga DOSJA
Kontroll masiv në Kukës! Policia futet në çdo biznes pas

KUKËS– Policia ka dalë në rrugët e qytetit të Kukësit ku po bëhet inspektimi i të gjitha bizneseve që u është dhënë urdhëri për t’u mbyllur, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Dosja.al mëson se efektivët po kontrollojnë të gjitha bizneset dhe sidomos vendet ku dyshohet se ushtrohen edhe veprimtari të palejueshme si lojërat e fatit apo bastet online.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle masive ne kukes kukes kontrolle masive ne kukes kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 19:47

Digjet mjeti në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Mësohet se zjarri ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka m...