Aktualitet

“Na morët më qafë”/ Petrit Vargu ‘përplaset’ me Silva Binon, mjeku: Je e kapur. Drejtoresha e ISHP: Mos ofendo, iki

10 Mars 2020, 21:07 Nga DOSJA
“Na morët më qafë”/ Petrit Vargu

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora është zhvilluar një debat i ashpër mes mjekut Petrit Vargun dhe Silva Binos për mënyrën, si po përballohet situata pas prekjes nga koronavirusi në Shqipëri.

Petrit Vargu akuzoi Binon se është e kapur, ndërsa kjo e fundit u revoltua, duke thënë se do të largohet nga emisioni.

Petrit Vargu: Ne nuk kemi asnjeri në karantinë.

Silva Bino: Ka dokumente.

Petrit Vargu: Ku i ke njerëzit në karantinë?

Silva Bino: Ka dokumente, mos ulërini kështu.

Petrit Vargu: Leri dokumentet, na morët në qafë. Na bllokuat linjat me Italinë, ku u shpall koronavirusi. Po mbroni Italinë apo Shqipërinë?!

Silva Bino: Ca je ti që i ke?

Petrit Vargu: Unë jam 31 vjet mjek. Je e kapur

Silva Bino: Si jam e kapur?

Petrit Vargu: Thuaj të vërtetën atëherë. Thuaj të vërtetën popullit.

Silva Bino: Po pra të vërtetën po i them popullit. Qenkam e kapur unë! Nga ca jam e kapur ?

Petrit Vargu: Nuk e di unë, e di ti?

Silva Bino: Këto janë ofendime, unë iki nga emisioni.

Petrit Vargu: Po na marrin në qafë.

Silva Bino: Unë jam një mjeke, eksperte më ke ftuar në këtë emision më lër të flas ashtu si e mendoj unë.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi petrit vargu silva bino koronavirusi ne shqiperi petrit vargu silva bino

Sondazh

Poll