Aktualitet

Vranësira dhe kthjellime, reshje të dobëta shiu, ja si do të jetë moti sot

10 Mars 2020, 11:05 Nga DOSJA

TIRANË– Edhe ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm, me kthjellime dhe  vranësira gjatë mbrëmjes.

Teksa paraditja paraqitet me kthjellime, gjatë pasdites do të ketë vranësira në zonat jugore, duke shkaktuar reshje të dobëta shiu. E ndërkohë pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime.

Sa i përket temperaturave të ajrit do të mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por  do të rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga -2 gradë celsius deri në 18 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi -veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit parashikimi i motit

Sondazh

Poll