Aktualitet

Pamjet rrëqethëse/ Si përhapet me shpejtësi koronavirusi, në pak minuta “infektohen” mjekë dhe pacientë

10 Mars 2020, 10:33 Nga DOSJA
Pamjet rrëqethëse/ Si përhapet me shpejtësi koronavirusi,

Koronavirusi po vret po çdo ditë. Në rrjet është bërë një video virale ku tregohet se sa lehtë mund të përhapet koronavirusi mes njerëzve. Ai kalon edhe nëpërmjet sendeve, rrobave dhe jo vetëm kontaktit person me person.

Spitalet janë vendet në të cilat mund të përhapet më shpejt ky virus. Nëse aty personat nuk respektojnë masat mbrojtëse, ku kryesoja është higjiena, virusi përhapet me një shpejtësi të madhe.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115.000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina, ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë, Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 6.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll