Aktualitet

Motra e pacientit ‘zero’ shkoi për ditë me radhë në shkollën jo-publike në Tiranë/ Dosja.al ndoqi rastin, çfarë fsh

9 Mars 2020, 20:46 Nga DOSJA
Motra e pacientit ‘zero’ shkoi për ditë me radhë

TIRANËDosja.al zbuloi mesditën e sotme nga burime koefidenciale, se 28-vjeçari i prekur nga koronavirusi, ka patur një itinerar të pasur lëvizjesh në vend pas hyrjes nga Italia. Pronar i një bilardoje dhe bar-kafe, pacienti zero ka takuar shumë të afërm të tijë, disa prej të cilëve të karantizuar tashmë. Por ajo që është më e rëndësishme për situatën ku vendi ndodhet, është fakti se e motra e 28-vjeçarit, është nxënëse e një shkolle jo-publike në Tiranë.

Dosja.al kontaktoi me shkollën në fjalë, emrin e të cilës nuk e bëjmë publik për të mos përhapur panik, por ata nuk pranuan ta komentonin rastin. Ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije, se vajza ka rezultuar se nuk është e prekur pasi janë bërë analizat nga Covid-19.

Edhe ministria e Shëndetësisë nuk pranoi të jepte informacion për rastin në fjalë. Janë të paqarta arsyet pse, ministria e Shëndetësisë nuk karantizon nxënësit e shkollës për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit, por fsheh të vërtetën duke shtuar panikun dhe mungesën e transparencës.

28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 23 mars.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:44

TIRANË– Shqipëria tashmë është një nga vendet që është prekur nga koronavirusi dhe kjo u bë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë  pak minuta para mesnatës ...

Aktualitet 9 Mars 2020, 20:14

TIRANË– Katër persona, banues në Skrapar dhe Berat janë nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi kanë shfaqur simptoma të njëjta me të infektuarit n...