Aktualitet

9 Mars 2020, 20:14 Nga DOSJA

TIRANË– Katër persona, banues në Skrapar dhe Berat janë nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi kanë shfaqur simptoma të njëjta me të infektuarit nga Covid-19, i njohur ndryshe si koronavirusi. Mësohet se dy nga pacientët janë burrë e grua nga Skrapari, të moshës 45 dhe 47-vjeç, të cilët kanë qenë me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes.

Bashkë me ta ka ardhur edhe një 22-vjeçare, fqinja e bashkëshortëve që kishte disa ditë që ishte kthyer nga Italia, dhe një tjetër vazjë e re, mosha e të cilës nuk bëhet me dije. Ende nuk ka asnjë të konfirmuar zyrtarisht, por oaraprakisht dyshohet që ata të jenë infektuar nga koronavirusi. 

Ditën e sotme janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy personat e infektuar janë V.K dhe P.K, pëkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët kanë ardhur nga Firence e Italisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tirane koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll