Bota

Koronavirusi/ 3821 viktima dhe mbi 100 mijë të infektuar në botë, Italia vendi më i prekur pas Kinës, 2 raste pozitive dhe

9 Mars 2020, 07:24 Nga DOSJA
Koronavirusi/ 3821 viktima dhe mbi 100 mijë të infektuar në

KINË– Bilanci i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në botë sa vjen dhe rritet dita ditës.

Të paktën 3,821 njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit deri më tani, ku shumica prej tyre janë regjistruar brenda territorit të Kinës. Ndërkohë të infektuar në rang global janë regjistruar 108,000, ku  27,000 prej tyre janë vetëm në Kinë.

Tashmë ku po bëhen 3 muaj që koronavirusi ka “mposhtur” Kinën, është përhapur edhe në 100 vende dhe territore jashtë Kinës, ku përveçse janë konfirmuar tani rastet e para, janë shënuar edhe dhjetëra vdekje. Vdekjet më të mëdha jashtë Kinës, janë shënuar në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut.

Italia e quajtur ndryshe edhe si ‘vatra’ e shpërthimit të virusit në Europë, sipas autoriteteve italiane mësohet se kanë humbur jetën 366  persona ndërsa janë infektuar mbi 7.300 njerëz. Në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 84, ndërsa Mbretëria e Mbashkuar ka shënuar sot viktimën e saj të 4-t. 

Në Francën fqinje, numri i rasteve është rritur në mbi 1100, dhe janë shënuar 19 vdekje, pasi frika e një epidemie në mbarë Evropën vazhdon të rritet sekond pas sekonde. Gjermania dhe Spanja gjithashtu kanë raportuar qindra raste të personave të infektuar me koronavirus.

Virusi kinez ka goditur rëndë  edhe tregjet globale gjatë këtyre javëve duke bërë që ata të ulen shumë.  Të paktën duke rënë deri në 5%, duke shkaktuar një tronditje në tregjet botërore. Wall Street është përballur me humbje të mëdha për disa javë të fundit për shkak të frikës nga koronavirusi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 366 viktima ne itali koronavirusi ne itali 366 viktima ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll