Bota

Koronavirusi ‘tmerron’ italianët, qëndrojnë 2 metra larg njëri-tjetrin teska mbajnë radhën në supermarket

8 Mars 2020, 22:03 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘tmerron’ italianët, qëndrojnë 2 metra

ITALI- Koronavirusi në Itali po përhapet me përmasa të frikshme, ku shumë qytetarë kanë gjetur vdekjen. Sot Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka firmosur një urdhër ku ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe janë ndaluar daljet nga shtëpia, kur ato janë të pamotivuara.

Një shqiptar që jeton në Itali, në zonën e prekur nga COVID-19 ka dërguar një foto në redaksinë e Dosja.al, ku shihet se si qytetarët mbajnë radhën në supermarket. Distanca një qytetar tek tjetri është dy metra dhe kjo për të shmangur kontaktin, dhe për të mos lejuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Deri më tani janë regjistruar mbi 3600 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll