Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, Rama jep detaje: I riu infektoi edhe babain, nga mesnata kemi përgatitur skenarin e parë që…

9 Mars 2020, 08:08 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Rama jep detaje: I riu infektoi edhe babain,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një mbledhje të jashtëzakonshme me kabinetin qeverisës, ka bërë me dije se të gjitha instancat përkatëse kanë marrë masat e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Rama tha se qeveria ka nisur zbatimin e skenarit të parë që në momentin kur dy personat u identifikuan pozitivë me koronavirus.

“Siç është bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë, laboratori ka konfirmuar dy raste me Covit-19. Bëhet fjalë për një rast të importuar nga Firence. Një i ri 28-vjeçar që ka udhëtuar me automjetin e tij dhe ka hyrë nga Hani i Hotit, duke infektuar edhe babanë. Strukturat shëndetësore po trajtojnë të dy të prekurit. Ministrja e Shëndetësisë do të informojë më tek lidhur me masat e marra. Ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë ëshët këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimer zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor. Përsa i takon shtetit, të gjitha masat e parashikuara duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Që nga mesnata e mbëmshme kemi përgatitur hyrjen në skenarin e parë që ishte parapërgatitur nga komuniteti i ekspertëve,”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 07:48

Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastetet e para. Në një lidhje telefonike për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku infe...