Aktualitet

Sherr me menaxherin e lokalit, klienti qëllon me armë në ajër, tenton t’i largohet policisë

19 Mars 2019, 08:31 Nga DOSJA
Sherr me menaxherin e lokalit, klienti qëllon me armë në

Elbasan- Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë një 41-vjeçar pasi gjatë një sherri me menaxherin e një lokali ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

41-vjeçari me iniciale B.S ka qëlluar edhe me armë zjarri në ajër në momentin që ka mbritur Policia. Ai ka tentuar  të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë por në këtë moment u arrestua nga policia.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis menaxherit të një lokali dhe klientit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan , ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistolet, si dhe një gëzhojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese
dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjeçari elbasan qëllon me armë sherr menaxheri klienti arrestohet 41-vjeçari elbasan qëllon me armë sherr menaxheri klienti

Sondazh

Poll