Aktualitet

Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Drejtori i Policisë së Tiranës në vendngjarje, si i zunë pritë 26-vjeçarit

19 Mars 2019, 06:31 Nga DOSJA
Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Drejtori i Policisë së

Tiranë-Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti u trondit nga një vrasje tjetër. Rreth orës 22:00  u ekzekutua Jurgen Kurti. Ai ishe duke shkuar në shtëpi kur disa persona zbritën nga një automjet tip Benz dhe qëlluan disa herë në errësirë duke e lënë të vdekur.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu vdiq në vend ndërkohë që autorët u larguan menjëherë. I riu nga Tirana, i njohur si menaxher i VIP-ave njihet si një person i skeduar nga Policia e Shtetit. (lexo këtu)

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë qëlluar nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas vrasjes, në vendin e ngjarjes  shkoi edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, i  cili iu ka treguar vartësve të tij sesi janë larguar nga vendngjarja autorët.

Thuhet se ai është shprehur ndaj efektivëve të tjerë se që nga sot do të dal ai në terren për të pasur më mirë situatën nën kontroll.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitraq ziu vendimi i drejtorit të policisë vrasja e jurgen kurtit dhimitraq ziu vendimi i drejtorit të policisë vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll