Sport

Tottenham ndalet sërish, Dele Alli shënon golin e 50-të me “Spurs”

7 Mars 2020, 19:36 Nga DOSJA
Tottenham ndalet sërish, Dele Alli shënon golin e 50-të me

Tottenham sot nuk mori më shumë se 1 pikë në transfertën kundër Burnley. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Ishin vendasit e Burnley ata që shënuan të parët.

Chris Wood në minutën e 13-të ndëshkoi “Gjelat” e Londrës, duke përfituar nga një top i kthyer i Lloris pas goditjes së Jay Rodriguez. Pjesa e parë u mbyll në favor të Burnley.

Në të dytën, Tottenham u zgjua dhe arriti të barazojë në minutën e 50-të. Eric Lamela rrëzohet në zonë nga Ben Mee dhe penallti për të besuarit e Mourinhos. Dele Alli merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe shënon, goli i tij i 50-të me fanellën e “Spurs”. Dy skuadrat pas 90 minutave, ndanë nga një pikë, që i bën më shumë punë Burnleyt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mourinho premier tottenham mourinho premier tottenham

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2020, 09:36

Dosja- Pep Guardiola

Dosja- Pep Guardiola1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...