Aktualitet

Po transportonin të sëmurën drejt Tiranës, ambulanca me shofer të dehur përplaset me “Golf”-in, dy të plagosu

7 Mars 2020, 19:21 Nga DOSJA
Po transportonin të sëmurën drejt Tiranës, ambulanca me

ELBASAN- Një grua e cila po transportohej me ambulancë drejt Tiranës, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, gruaja me inicialet N.M., po dërgohej nga Elbasani drejt Tiranës pasi ishte e sëmurë, në momentin që autoambulanca është përfshirë në një aksident. Autoambulanca u përplas me një automjet të llojit “Golf”, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Për pasojë e sëmura mbeti e plagosur rëndë bashkë me drejtuesin e mjetit  “Volkswagen”. Nga ana tjetër mësohet se shoferi i autoambulancës ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë 

Në aksin rrugor  Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A.M.,  banues në Elbasan. Si pasojë  e aksidentit janë  lënduar drejtuesi i mjetit  “Volksëagen”,  si dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M.,  të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan ambulanca perplaset me golfin aksident ne elbasan ambulanca perplaset me golfin

Sondazh

Poll